Një sulm me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Plymouth të Anglisë. Disa persona kanë humbur jetën, e shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi. Ende nuk raportohet numri i saktë i viktimave.

 

Autoritetet shprehen se zona është e rrethuar, ndërsa raportohet se situata është nën kontroll.

 

Johnny Mercer shkroi në twitter se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që mos të panikosen, por të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin këshillat e policisë.

 

“Qëndroni të qetë. Tashmë i takon policisë të konfirmojë detajet. Mos postoni spekulime, foto e video te viktimave në rrjetet sociale, por bashkëpunoni me policinë. Ne kemi efektivët më të mirë në vend.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *