Vendi
Të shtëna me armë drejt biznesit në Kukës

Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Kukës. Si pasojë është dëmtuar fasada e një biznesi. Denoncimi u bë nga pronari i biznesit, shtetasi L. O. rreth orës 09:30 të ditës së sotme.
“Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij”, thuhet në njoftim.
Reklamë
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




