E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë drejt banesës së 63-vjeçarit, shpëtojnë njerëzit, ngordh qeni i shtëpisë

Mesditën e kësaj të mërkure të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur në Grudë të Shkodrës kanë alarmuar policinë.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se dy vellezër 37 dhe 28 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Gjergj Mhillajt 63 vjeç, ku fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar nga familjarët.

 

Reklamë

Ndërkohë nga të shtënat policia bën me dije se ka ngordhur qeni i shtëpisë.

 

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjës, ndërsa banorët flasin nën zë mbi atë që përcakton Kanuni në rastet kur vritet qeni i shtëpisë, cili e konsideron këtë sikur të jetë ekzekutuar në njeri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë