Në përfundim të bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, kryeministri Rama uron që ato të sjellin pranverën e shumëpritur mes dy popujve.

 

Në twitter, kreu i qeverisë shkruan se le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje dhe që marrëveshja e rënë dakord, por e panënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

 

Nëse është e kundërta, thotë Rama, do të ishte një arritje historike dhe e shumëpritur në marrëdhënien mes dy kombeve më të mëdha të ballkanit.

 

Falenderues kryeministri është për përfaqësuesit e bashkimit evropian, kryeministrin Kurti dhe precedentin Vuçiç.

 

Ai uron që marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar të kthehet në një realitet të pakthyeshëm jo vetëm në të mirë të dy vendeve, por të ballkanit perëndimor dhe bashkimit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *