Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi mbështeti presidentin Ilir Meta për deklaratat e këtij të fundit për shpërndarje Parlamenti. Nëpërmjet një shënimi në “Facebook”, Maliqi deklaroi se Parlamenti duhet të shpërndahet dhe se këtë duhet ta vendosë populli.

 

“Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmonë që nga lashtësia deri tani do i takojë sovranit. Sovrani është ai që ka vendosur dhe ai që do vendosë tani. Do vlerësoja maksimalisht aktin sublim në shërbim të interesave të Shqipërisë, të demokracisë, shpërndarjen e këtij Parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashës ndaj interesave te shqiptarëve e Shqipërisë.”

 

Sipas Maliqit, dita e zgjedhjeve po afron. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos gënjehen nga mazhoranca, por të bashkohen me opozitën.

 

“Dita e bardhë e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mençurinë, zgjuarsinë, ndershmërinë tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por të jeni rreth bashkuar me opozitën shqiptare për të larguar këtë të keqe të madhe. Sot si asnjëherë tjetër nuk është betejë për forcat politike por betejë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe për Shqipërinë demokratike.”

 

Presidenti i Republikes Ilir Meta vuri në lëvizje opozitën kundër asaj që ai e cilëson perpjekje te qeverisë për grusht shteti. Ai kërcënoi se Parlamenti do të shpërndahet nga populli dhe se ai thjeshtë do të vulosë këtë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *