E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, dy të arrestuar në Elbasan

Dy persona të shpallur në kërkim për kultivim droge janë arrestuar nga policia e Elbasanit.

Mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta” u vunë në pranga shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Krujë dhe F. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Reklamë

Për këta dy shtetas , Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan  kishte caktuar masë e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, përgjatë dy fazave të tij, zhvilluar në muajin qershor, u gjetën në pronë publike, rreth 250 bimë narkotike kanabis, në kultivimin e të cilave dyshohet se janë bashkëpunëtorë shtetasit A. M. dhe F. D.

Gjithashtu, për këto raste, në kuadër të dy fazave janë vënë në pranga 2 inspektorë pyjesh dhe  kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 shtetas të tjerë, për kultivimin e bimëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë