E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shpallur në kërkim për dëmet pas tërmetit/ Dënohen me burg zyrtarët

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për disa persona të shpallur në kërkim që prej tërmetit të 26 Nëntorit.

 

Reklamë

Këtë të enjte gjykata dënoi me burg Flamur Gjuzin, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet; Artur Celën, ish-drejtori i INUV; Artemis Malkon punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit; Artur Terziun, pronari i “Bar Barons”’; Arben Qaton pronar i Vila Palma; Dëshira Qaton-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos); Aldo Dakovellin, shef sektori në Kadastrën e Durrësit si dhe Skerdiliad Bellon dhe Rasim Shehun.

 

Ata akuzohen për “Vrasje me dashje të kryer në mënyrë indirekte” dhe 7 persona në Tiranë të akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

 

Emrat e tyre ishin pjesë e urdhër-arresteve të prera në 13 dhjetor, kur policia arrestoi një sërë zyrtarësh në Durrës për shkak të dëmeve të tërmetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë