E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në pranga dy persona

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar këtë të hënë në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, mbi ta rëndojnë akuzat “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Reklamë

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

J. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale’” dhe “Trafik Narkotikesh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Po nga këto sherbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi R. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë