Subscribe

Prioriteti i koalicionit ndërkombëtar, ku bën pjesë dhe Shqipëria, është lufta për të çrrënjosur kërcënimin e ekstremizmit, që vjen nga organizata terroriste ISIS. Kështu është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut Verior me temë “vëzhgim mbi sigurinë dhe integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në SHBA. Rama theksoi se gjashtë muaj nga nënshkrimi i strategjisë kundër ekstremizmit, janë përfituar frytet e para, pasi asnjë luftëtar i huaj nuk i është bashkuar ISIS-it.

Ekstremizmi i dhunshëm është kërcenim. Prioriteti ynë është lufta kundër tij për te mposhtur terrorizmin, duke shkulur nga rrënjët. Ne jemi krenar qe jemi angazhuar ne rajon dhe anëtar i koalicionit kundër ISIS. Ne vitin 2016 nuk ka asnjë luftëtar te huaj qe i është bashkuar ISIS ne terren. Nëntorin e shkuar miratuam strategjinë e luftës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit. Problemi me ekstremizmin është se keto s’jane fenomene te reja. ISIS po humbet, filozofia e tyre na kërcënon mënyrën tone te jetesës. Është  e qarte se kjo do te jete lufte e gjate qe duhet te luftohet kudo ku vepron ISIS dhe ne zemër dhe mendjet e njerëzve, te rinjve te mos mbeten ne kurthin e propagandës”.

Kreu i qeverisë shqiptare është ndalur dhe te kriza e refugjatëve. Rama ngriti alarmin per mungesën e nje Europe te bashkuar per t’u përballuar me fluksin me te madh qe nga Lufta e Dyte Botërore.

“Duhet te përballemi me krizën, duke patur ne themel vlerat dhe parimet europiane. Por s’mund te themi te njëjtën gje për BE-ne si një i tere, ne po shohim gjera te pabesueshme disa vende te be si po përballen me ketë çështje qe nuk thonë ne i mirëpresim refugjatet. pjesa me shqetësuese eshte mungesa e nje europe strategjike”.

Ne ketë bashkëbisedim ku nuk munguan batuat, Rama vlerësoi maksimalisht edhe raportet me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar ate si një histori suksesi.

“Ka rendësi fakti qe ne tani kemi nje dokument te partneritet strategjik qe bashkëpunojmë me SHBA. Ajo qe pretendoj është angazhim i përhershëm i SHBA-se ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Kjo është nje histori suksesi dhe faktor kyç ne transformim historik. Ekstremizmi, lufta kundër korrupsionit per ta bere vendin me te mire, duhet marre shume nga kjo marrëdhënie. Ne jemi te interesuar per raportet me FBI per te bashkuar forcat tona te sigurisë ne hetim dhe per te rritur cilësisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

 

Me herët, ne kuadër te vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur takim në Uashington me administratoren e përgjithshme të USAID, Gayle Smith. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, zonja Smith ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria, duke u përqendruar tek për projektin e futjes se kurrikulave edukuese mbi besimet fetare në programet e shkollave, duke e vlerësuar si një nismë inteligjente dhe shprehur mbështetjen e USAID për jetësimin e saj. Vizita e Rames ne SHBA finalizohet me nje takim me presidentin amerikan Barak Obama.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *