Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit Financiar ka bere nje kërkese zyrtare ne kuvend ku kërkon shkarkimin e kreut te këtij institucioni, Enkelejda Shehu. Kërkesa është depozituar ne komisionin e ekonomisë dhe ketë fakt e konfirmoi edhe kreu Erjon Brace. Sipas tij te enjten do te diskutohet mbi ketë kërkese. Sipas burimeve shkaqet qe kane çuar bordin te kërkoje shkarkimin e kryetares, lidhen sa me qëndrimin e saj personal aq edhe me rezultatet e dobëta te punës se Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare. AMF nuk arriti te mbikëqyre siç duhet dhe as te vere rregull ne tregun e sigurimeve. Vetëm kohet e fundit luhatjet e ndjeshme ne treg, duke rritur dhe ulur ndjeshëm çmimet e sigurimeve te makinave kane bere qe qindra qytetare te paguajnë kostot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *