Subscribe

Dua që ta shijojnë ekspozitën time si një kafe. Kështu e nis bisedën Gjergji Meta. E kështu nis edhe rrugëtimi artistik që gjen në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar. Telajo e parë është një filxhan kafeje dhe shumë lëvizje, njëlloj si jeta, frenetike, por edhe si kafeja, një ritual, ngjyrë, aromë, apo edhe institucion.

 

Në 65 veprat e prezantuara në Muzeun Historik Kombëtar ka shumë lëvizje. Ikonat si Maria, i gjen në të njëjtën vitrinë me manikinat, e në pasqyrimin e tyre një makinë që lëviz.

 

Megjithatë, pak gjëra lëvizin për artin. Në muze ka pak njerëz, e Gjergji që ka ekspozuar, në Kanë, Berlin, Romë e shumë galeri europiane rrëfen me pesimizëm se artisti nuk kërkon shumë, kërkon një shëtitje që kushton sa një koha e një kafeje, ndërsa hyrja shpeshherë është falas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *