“Të sëmurët dergjen në ambulanca”/ Basha: PD do shërojë plagët e hapura nga Rama

Nuk ndalin replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe krydemokratit Lulzim Basha. Kësaj here, lideri demokrat ka reaguar duke vënë sërish theksin tek situata e shkaktuar nga COVID.
Sipas Bashës, Kryeministri gënjen vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që iu interesojnë vërtet qytetarëve. Një nga kërkesat e Bashës është dhe ofrimimi i një ndihme financiare për të prekurit me COVID.
“Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore? Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama. Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!”




