E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Të sekuestrohet pasuria e Kajollit”

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon në Gjykatë kërkesën për konfiskimin të pasurisë në rreth 2.1 milionë metra katrorë troje, tokë arë, pyje dhe ndërtim, të regjistruara në emër të familjarëve të Fatmir Kajollit. Akuza kërkon edhe konfiskimin edhe të tre shoqërive tregtare, të regjistruara ne emër te ish-këshilltarit republikan ne Këshillin Bashkiak te Fierit, Kajolli akuzohet se i ka siguruar këto pasuri nga aktiviteti i paligjshëm në Itali. Vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, Majlinda Çuko, arrin në rreth 1.1 miliardë lekë. Në bazë të hetimit pasuror, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve te Kajollit është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë