Përdorimi pa kriter dhe pa recete nga mjeku i antibiotikeve mund te kthehet ne një rrezik për jetën. Trupi krijon imunitet ndaj medikamenteve, duke bërë që ato të mos kurojnë infeksionin.

 

Por njerëzit nuk rrezikohen vetëm kur blejnë vetë ilaçet e forta. Specialistja ne ISHP, Lindita Molla tregon një anë tjetër të përdorimit abuziv të antibiotikëve.

 

Sipas mjekes, qytetaret nuk duhet te drejtohen ne farmaci per çdo shqetësim tyrin, por tek mjeku specialist per te marre mjekimin e duhur.

 

I ftuar ne emisionin 7 pa 5, infeksionisti Tritan Kalo, sqaroi se shëndetësia po përballet me nje mungese antibiotikësh te rinj. Sipas tij, ne tregun shqiptar ka edhe mungesa.

 

Sipas mjekeve specialist, farmacitë jane kthyer ne dyqane. Ndërsa farmacistët japin pa recete çdo lloj antibiotiku qe kërkojnë qytetaret dhe e vetmja arsye është fitimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *