E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Kronikë

Të rrethuarit në fabrikë/ Ukraina përgatit operacion special për ti shpëtuar

Kievi po përgatit sot një operacion për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

 

Reuters shkruan në faqen e saj të internetit, duke cituar zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky:

 

“Një operacion për të nxjerrë civilët nga fabrika është planifikuar për sot”, tha zyra presidenciale,por  pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Mariupol është thuajse nën kontrollin e rusëve por ka shumë civile dhe një pjesë të forcave special ukrainase që kanë mbetur të ngujuar në fabrike dhe nuk kanë pranuar të dorëzohen tek forcat ruse.

 

Ky qytet është një nga më të goditurit  në luftë pasi mbi 80% e godinave janë shkaterruar ndërsa qindra ndoshta mijëra civile kanë gjetur vdekjen.

Vazhdo të lexosh