E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

“Të rishikohet skema e pensioneve”, BSH: Plakja e popullsisë është rrezik për buxhetin

Banka e Shqipërisë ka rekomanduar në Komisionin për një ndryshim të skemës aktuale të pensioneve.

E ftuar për dhënie mendimi për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm Banka e Shqipërisë ka përsëritur nevojën e rishikimit të skemës edhe pse fokusi i qeverisë është tek kjo shtresë.

Zëvendësguvernatorja Lulejta Minxhozi, tha se plakja e popullsisë dhe demografia janë rrezik për buxhetin, në kushtet kur deficiti i skemës po thellohet gjithnjë e më shumë.

Këta tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë