Subscribe

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, nga studioja e “Quo Vadis” shprehet se drejtuesit e partisë së saj kanë mbështetur dhe promovuar gjithnjë të rinjtë në politikë.

Ajo shtoi se është zhgënjyer nga trajtimi që iu bëjnë të rinjve, duke i quajtur “servilë të kryetarit”.

“Drejtuesit e partisë kanë qenë të kujdesshëm për të promovuar një klasë të re brenda LSI. Më irriton , më vjen shumë keq, kur dëgjojë teksa thonë “çfarë bëjnë këta të rinj? Servilat e kryetarëve”. Ne na është shkëputur një pjese e jetës duke ia përkushtuar kësaj pune. Ata që kanë bërë karrierë, e kanë më të lehtë. Kam 12 vite qe jam ne LSI dhe nuk kam bere pushime veriore. Për mua, pushimet verore kanë qenë gjithmonë kampi i Jalës. LSI ka vlerësuar të rinjtë. 80 për qind e kandidatëve nëpër qarqe në LSI janë të rinj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *