Si një qytet bregdetar, pjesa më e madhe e ekonomisë së Vlorës mbështetet te turizmi.  Të shumtë janë të rinjtë që kanë zgjedhur të punojnë në këtë sektor. Marcelo është njëri prej tyre, i cili prej 2 vitesh ushtron profesionin e kamerierit jo gjatë sezonit të verës, por gjatë gjithë vitit.

 

MARCELO  

“Nuk e shohin të mirëfilltë pjesën e të qënit kamarier, por kjo nuk do të thotë që të jemi të stepur sepse të jep shumë mundësi të njohësh njerëz të rinj duke filluar edhe shoqëri me turistë nga jashtë por dhe brenda vendit. është një lloj pune që nëse ti arrin të jesh profesionist do të jetë akoma më e domosdoshme.”

 

Linda punon si përgjegjëse pastrimi në një prej hoteleve të Vlorës prej gati 3 vjetësh.

 

LINDA

“Çdo punë sidomos në sezon është e rëndësishme për te rinjtë por edhe për në më të rriturit. me këtë lloj profesioni që kam deri tani është shumë e arritshme për të mbajtur familjen”

 

Ndërsa Ina është një studente që pasionin që ka për kuzhinën e ka kthyer në profesion, gjë kjo që e ndihmon të mbulojë shpenzimet e studimeve.

 

INA

“Përveç universitetit punoj edhe në kuzhinë sepse e kam shumë pasion dhe pse jo mos provoj eksperiecna të reja. Eshtë një plus për mua në zhvillimin tim përvec studimeve që vazhdoj.”

 

Kështu sektori i turizmit në Vlorë ka nisur reflektimin sa i takon numrit të punonjësve në përballjen 2 vite më parë të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *