Subscribe

Degët e ekonomikut, mjekësisë dhe teknologjisë edhe këtë vit akademik mbeten më të kërkuarat nga ana e studentëve.

 

Në universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, numri aplikimeve për këto cikle studimi krahasuar me një vit më parë ka qenë më i lartë.

 

“XHAFER RAKIPLLARI

DREJTOR I SHËRBIMEVE AKADEMIKE NE UAMD

Deri tani procesi ka shkuar shume mire. Kemi pasur numrin me të larte se viti i kaluar. Finance kontabilitet, politika juridike dhe ato te mjekesise. Matematike-informatike, kerkesa me e larte kete sezon.”

 

Ndërkohë, për degët e mësuesisë, interesi i studentëve ka pësuar rënie. Kjo për shkak edhe të notës meastare.

 

“DHIMITRI BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇE

Deri tani shifrat jane normale. Kemi pasur shume pak maturantë se vitet e kaluara. Shikojne tregun. Disa programe jane plotesuara. Infermieri, mami, edukim fizik, finance kontabilitet, teknologji informacioni. Me dobet paraqiten deget e mesuesisë. Kjo mesatarja. Ne kemi tarifat me te ulta te studimit, por nga jashte qarkut jane te kufizuara. Kryesisht studentet jane te qarkut tone.”

 

“BEKTASH MEMA

REKTOR I UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTER

Jane 25% se viti i kaluar. Pub-et me te medha jane ne ekonomi dhe shkenca sociale. Shpresojme qe kete vit akademik te kemi regjistrime per universitetin e Gjirokastres. Ne e vleresojme kete gje qe te zgjedhim programet e universitetit. Jane programe qe kane treg pune jashte vendit. Me pak te kerkuara, programet e mesuesise.”

 

Viti akademimk do të fillojë në 11 tetor. Ndërkohë në të gjitha universitetet e vendit po vazhdojnë fazat e regjistrimit të maturantëve.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *