Subscribe

Të rinjtë kanë ngjyrosur me boje te zeze ministrinë  e arsimit këtë të mërkurë.

Një grup studentësh të Lëvizjes për universitetin kane kërkuar dorëheqjen e ministres Evis Kushi.

 

“Qeveria juaj ka dështuar në çdo fushë dhe ju, së bashku me paraardhëset tuaja, e keni fundosur përfundimisht sistemin arsimor në Shqipëri. Sot mundësinë për t’u shkolluar siç duhet e kanë vetëm  të pasurit. Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht me shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni!”

 

Të rinjtë kane ngritur edhe shqetësimin e vështirësive të mësimit online duke thënë se shumë student nuk kanë arritur të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për pjesëmarrjen në mësim.

 

Universitetet do e zhvillojnë mësimin në distancë deri në një afat të pacaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *