Një grup prej 14 të rinjsh nga Pogradeci, Tirana dhe Durrësi kanë pushtuar sot Pllajën e Pusit, Mali i Thatë.

 

Grupit i janë dashur 4 orë për të shkuar deri në majë, aty ku debora shkonte 20 cm. Aleksandër Filipi njëri nga të rinjtë e kësaj ngjitjeje na tregon se pushtimi i majës 2287m nuk ka qënë aq e lehtë për shkak të erës së ftohtë shoqëruar me temperatura të ulëta si dhe shtigjeve aspak të favorshme.

 

Ndaj dhe për këtë grupit i janë dashur diçka më shumë se 4 orë per të shkuar deri në majën më të lartë të Malit të Thatë. Ky grup por edhe grupet e tjera nga Pogradeci dhe qytetet e tjera të vendit në mënyrë të organizuar kanë pushtuar edhe majat e tjera të juglindjes përfshi edhe malin e Gramozit 2523m.

 

Filipi thotë se qarku i Korçës ka guida malore tejet interesante të cilat gjithnjë e me shume po terheqin vemendjen e te apasionuarve pas ngjitjeve verore. Madje grupi ka ndërtuar dhe një guidë lëvizjesh me biçikleta ne këto zona malore.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *