Elvis Shkembi është vetëm 33 vjeç. Ndryshe nga bashkëmoshataret e tij, prej disa vitesh, ai menaxhon këtë sere me fidanë ne periferi te kryeqytetit. Një tradite familjare qe ai kërkon ta vijoje dhe ta përcjelle edhe tek familja e tij. Përveç traditës familjare, ai thotë se bujqësia është sektori me i mire për te investuar kursimet. Sigurisht, kjo sere është e pajisur me teknologjinë me te avancuar dhe janë miliona leke te investuara por… u sugjeron te gjithë atyre qe nuk dine ende se ku te orientohen ne biznes, te kthejnë sytë nga bujqësia. Kjo sere ka nje sipërfaqe prej 3500 metra katror, ndërsa kapaciteti i prodhimit arrin ne 1 milion fidanë. Ne vitet e fundit, qytetaret janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e bujqësisë, ndaj dhe sipërfaqet e mbjella ne sera, kane njohur nje rritje te shpejte. Produktet qe mbizotërojnë ne prodhimin e serave janë domatja, kastraveci, speci etj, te cilat jo vetëm shiten ne tregun vendas, por edhe eksportohen, duke siguruara fitime edhe me te kënaqshme.
Të rinjtë kthejnë sytë nga bujqësia
Subscribe





