Tradita në LRI vazhdon. Si çdo verë, edhe këtë herë të rinjtë e LSI-së janë mbledhur në kamp në Jalë.

 

Gjatë hapjes së kampit ishte i pranishëm edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili u bëri thirrje të rinjve të marrin në dorë fatet e tyre.

 

Ai shtoi se sezoni i ri politik në vjeshtë duhet t’i gjejë të gjithë të bashkuar.

 

“I kërkoj qeverisë të marrë masa për COVID-in. E dini se çfarë ndodhi. Kufizimet ishin vetëm propagandë, por mijëra njerëz humbën jetën. Qindra mijëra të tjerë e kanë kaluar me problme,e të mëdha. Kanë marrë para borxh për të përballuar. Ky është realitet. Kush do i japë përgjigje? Këtë përgjigje duhet ta japim ne vetë. Do të vijë në kamp si djalë e një vajzë të re, por do të dalë nga këtu si një djalë dhe një vajzë me mendjen e një qëndrestari. Nuk mund të rrimë nëpër “Facebook-e” ku na kërkohet të jemi në majë të qëndresës për të siguruar të ardhmen. Koha është e vështirë, kërkon njerëz që luftojnë dhe një luftëtar i mirë nuk njeh moshë. LSI Luftoi, që të rinjtë të mos iknin nga malet e nga kodrat. Në rast se do të harroni, sepse s’keni ardhur për të kaluar disa ditë interesante, por duhet të mendoni gjatë sepse duhet të ktheheni me një mendim e karikim të ri, që muajt që na presin të jemi së bashku.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *