Bota
Të rinjtë britanikë s’ka koronavirus që i ndal/ Nuk ndahen dot nga pubet

Të rinjtë britanikë nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun që u kanoset nga koronavirusi.
Edhe këtë javë, ashtu si çdo javë tjetër, ata janë mbledhur bashkë nëpër clube dhe pube për të dëfryer dhe për të pirë alkool. Pavarësisht thirrje për të ruajtur distancën dhe për t’u izoluar në shtëpi, ata janë treguar moskokëçarës.
Kjo ka bërë që qytetarët t’i bëjnë thirrje kryeministrit Boris Johnos që të mbyllë menjëherë baret, lokalet dhe pubet me qëllim që distancimi shoqëror të jetë i detyruar.






