Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në “Facebook”, ku shihen disa të rinj të maskuar dhe të veshur me të zeza.

 

Garo pretendon se kjo foto është shkrepur brenda selisë së Partisë Demokratike.

 

“Ja per ke qendron e hapur Selia e PD! Nderkohe demokratet e sakrifices e deputetet e tyre qendrojne jashte…Kjo merr fund ne 8 Janar!”, shkruan Garo.

 

Kujtojmë se gjatë kësaj të enjteje, disa të rinj të FRPD dhe mbështetës të Berishës u paraqitën në selinë e PD për të hyrë brenda, por nuk arritën, pasi dyert ishin të mbyllura. Kjo situatë i ka irrituar mbështetësit e Berishës, të cilët akuzojnë kryedemokratin se ka “blinduar dyert dhe dritaret e selisë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *