Subscribe

Sot, në Komisionin Hetimor u përmendën edhe emrat e dy ish-ministrave socialist, Saimir Tahiri dhe Lefter Koka, që po vuajnë dënimin me burg.

 

Rama u shpreh se ka ikur koha kur një kryetar partie i thoshte Prokurores së Përgjithshme lavire dhe se nuk zbatonte urdhrat e saj.

 

“Unë me Ministrin e Mjedisit kam punuar shkëlqyeshmesh. Por nëse ministri jashtë kësaj marrëdhënie pune ka bërë ato që thuhet, sigurisht që nuk është arsye që impiantin nuk ekziston, puna nuk është bërë. Kjo është individuale. Sot kemi një ministër të dënuar dhe një tjetër që është në arrest të dy nga kjo shumicë, në një vend ku prokurores i thuhej lavire dhe urdhrave të prokurores i thoni mos i zbatoni. Unë e shoh përparim të madhe këtë. Lavire i ka thënë kryetar yt që sot e mohon. I ka thënë ai  legjendarit sot i keni kthyer sepse jeni me Amerikën tani”, tha kryeministri.

 

Në Komisionin Hetimor u shënua edhe një skenë disi qesharake. Teksa dëshmonte për inceneratorët, Rama u shpreh se i komunikojnë që ka një shenjë në ballë, bërë me bojën e stilolapsit.

 

Rama: Znj. Tabaku, më fal, por më thonë që kam një shenjë në ballë.

Tabaku: Keni një yll në ballë.

Rama: Nëse nuk ju shqetëson, unë e mbaj.

Tabaku: Iku ylli në ballë, që të vazhdojmë? Kalojmë sërish te kontratat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *