E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Të qeshur dhe veshur me të bardha/ Lulzim Basha dhe bashkëshortja fotografohen në Hollandë

Pas largimit nga kreu i PD, Lulzim Basha i ka patur të pakta daljet në publik në muajt e fundit.

 

Reklamë

Duket se sezonin e pushimeve ish-lideri demokrat e ka kaluar jashtë Shqipërisë.

 

Ditën e sotme në media po qarkullon një video ku shfaqet Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela pranë një kantieri ndërtimi në Hollandë.

 

Pamjet kanë bërë sot xhiron e rrjetit por nuk dihet nëse janë aktuale apo të xhiruara kohë më parë.

 

Rikujtojmë bashkëshortja e tij Aurela  përveç shqiptares, ka shtetësi hollandeze dhe e ndan jetën midis dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë