Subscribe

Një koncert i gëzueshëm simfonik ju pret mbrëmjen e së premtes në Teatrin e Operës dhe Baletit. E gjithë orkestra e këtij institucioni, e drejtuar nga Edmond Doko, do të ngjitet në skenë për të performuar kompozime që përcjellin bukur rimet e flokut rumun, italian, hungarez e skocez. Edhe pse duket se kalimi nga ritmet ballkanase të Bartok-ut tek ato folklorike skoceze të Mendelson-it duket i vështirë, për drejtuesin e orkestrës simfonike të teatrit të operës dhe baletit të gjitha simfonitë shkrihen bukur me njëra – tjetrën duke ofruar kështu një program të larmishëm muzikor për një orë. Koncerti vjen për publikun vetëm të premten në ora 19.00 në TKOB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *