E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Të premten do të mblidhet Komisioni Hetimor për Metën

Të premten do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për presidentin Ilir Meta.

 

Në seancën që pritet të zhvillohet në orën 13:00, fillimisht do të merret në pyetje kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

 

Reklamë

Prej muajsh, mazhoranca ka ngritur Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, të cilin e akuzon për shkelje të Kushtetutës.

 

Përveç anulimin e zgjedhjve vendore të 30 qershorit, maxhoranca ka shtuar në Komision si objekt hetimi dhe dekretin e Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatën Kushtetuese.

 

Përfaqësuesit e PS-së shprehen se kreu i shtetit duhet të shkarkohet nga posti, e për këtë arsye miratuan një rezolutë që ia dërguan më pas Komisionit të Venecias për opinion.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë