E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Politikë

Të premten Asambleja e PS, në fokus zgjedhjet vendore dhe statuti i ri

Agjenda politike dhe zgjedhjet vendore do të jenë fokusi i diskutimeve në Asamblenë e PS ditën e premte.

 

Sipas rendit të ditës të dalë nga selia rozë, Asambleja do të nisë punimet në orën 10:00 në ambientet e MAK Tirana (ish-hotel Sheraton), ndërsa fjalën hapëse do ta mbajë vetë kryeministri Edi Rama.

 

Reklamë

Në Asamble janë parashikuar për t’u diskutuar 8 pika ku mes të cilave bie në sy edhe vendimi për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS si dhe reformatimin e strukturave organizative vendore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë