Subscribe

Këshilli i Mandateve ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Sali Berishës, i cili kërkoi shtyrjen ose pezullimin e mbledhjes, me argumentin se për SPAK është një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Por kjo kërkesë e tyre u rrëzua pasi u hodh në votim. 5 votave të socialistëve iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj, i vetmi opozitar në mbledhjen e Këshillit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryetarja e Këshillit Lindita Nikolla tha se çështja që po diskutohet në mbledhje dhe ajo që është në Kushtetuese janë dy çështjet të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Nga ana tjetër, edhe Enkelejd Alibeaj tha se nga ana e GJK nuk ka një vendim për pezullimin e mbledhjes dhe për këtë arsye nuk ka asnjë shkak ligjor për shtyrjen ose pezullimin e saj.

U pretendua që kërkesa adresuar GJK përfshin edhe këtë procedurë parlamentare, që ka nisur nga dokumentacioni i paraqitur nga SPAK, 12 dhjetor 2023, një ditë më parë se ajo kur është depozituar në GJK kërkesa e deputetëve. Bazuar në ligj dhe rregulloren e parlamentit, do kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritjen e vendimit të GJK, nëse do kishte një kërkesë për pezullim. GJK në këtë procedura është e epërme edhe mbi kuvendin, nuk ka një vendim të GJK për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit. Avokatët, deputetë kanë të drejtën që pas kësaj procedure që kjo është një shkelje kushtetuese o të paraqesin një kërkesë të re ose të paraqesin një shtesë në kërkesën që kanë në GJK. Në këto kushte jam i mendimit që kjo kërkesë të mos pranohet”, tha Alibeaj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *