Subscribe

Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Igli Hasani beson se Ballkani Perëndimor e Bashkimi Evropian duhet të bëjnë gjithçka për të gjetur rrugët e mënyrat për integrimin e përshpejtuar të rajonit para anëtarësimit të plotë. s

Në edicionin e 10 të Tirana Connectivity Forum (TCF24), shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se të gjitha vendet e rajonit duhet të kenë prioritet objektiva të përbashkëta gjeopolitike, ekonomike dhe sociale

“Lufta në Ukrainë nënvizoi fuqimisht rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, së bashku me përputhjen e rajonit me Politikën e Përbashkët tëJashtme dhe të Sigurisë së BE-së. BE-ja dhe Ballkani Perëndimorduhet të jenë më të hapur në gjetjen e rrugëve për njëintegrim të përshpejtuar para anëtarësimit të plotë. Duke qenë de-jure pjesë e kontekstit normativ të BE-së dhe Politikës së Përbashkët të BE për sigurinë dhe punët e jashtme, dhe de-facto pjesë socio-ekonomike e saj, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe ta bëjmë zgjerimin e prekshëm”, tha ministri Hasani.

Ne lidhje me bashkëpunimin rajonal, Ministri Hasani solli në vëmendje se konvergjenca me BE, është instrument i domosdoshëm për perspektivën e përbashkët evropiane./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *