E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Video · Sociale

“Të përsëritet klasa e pare”, 256 kërkesa nga prindërit e fëmijëve

Tërmetet e fuqishme të nëntorit dhe pandemia e muajve të fundit kanë qenë dy fenomene që kanë ndikuar në mënyrën e zhvillimit të vitit shkollor 2019-2020. Ademi është babai i një vajze që mbaroi klasën e parë, por kërkon përsëritjen e vitit shkollor për të bijën, pasi mendon se nuk i ka marrë dijet e plota.

Në krahasim me të birin që përfundoi klasën e katërt dhe tashmë i ka përvetësuar njohuritë bazë, Ademi thotë se përsëritja e klasës së parë për të bijën është e domosdoshme.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë 256 kërkesa për përsëritjen e klasës së parë, të dytë apo të tretë, dhe numrin me te larte e kane shkollat e tiranes.

Ndërkaq e mërkura ishte dita e fundit e regjistrimeve në vitin e parë të gjimnazit për nxënësit që përfunduan këtë vit klasën e nëntë.

Më shumë video

Reklamë