Shumica e deputetëve të opozitës ndodhen tashmë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

 

Brenda kryesisë së Kuvendit ndodhet gjithashtu edhe Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët janë përjashtuar me 10 ditë.

 

Deputetët e opozitës, përkatësisht mbështetësit e Berishës dhe të Bardhit, ndodhen në ambientet e Kryesisë për të bllokuar edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, por ata shihen në korridoret e institucionit, pasi u është mbyllur dera. Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 

Sot do të ketë tentativa që të bllokojnë punimet në Konferencën e Kryetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *