Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kanë dalë në një deklaratë për mediat pas firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.
Në fjalën e tij, Rama vuri në dukje se Erdogan pas Shqipërisë do të vizitojë Beogradin dhe kishte një mesazh edhe për Kosovën.
Lexo edhe :
Related Posts
“E sjell këtë në vëmendje për t’ju kujtuar të gjithëve një fakt historik, turqia kur Erdogan ishte kryeministër, e ka njohur Kosovën e para. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës dhe kur në televizor ku ishte mbledhur gjithë qeveria, deputetët e Kosovës kanë ngritur dorën për të miratuar pavarësinë, Turqia ka njohur Kosovën. Një mik më të padiskutueshëm se Turqia dhe presidenti, Kosova nuk e gjen dot aksund. Ndajmë shqetësimin se situata mes dy shteteve duhet të përmirësohet dhe dialogu të prevalojë”, tha Rama. /vizionplus.tv