E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të pandalshëm”/ Veliaj kërcen me këngën e PD-së pas suksesin në Kavajë

Rezultatet gjatë procesit të numërimit duket se e kanë ngrohur mjaft atmosferën në selinë rozë.

 

Reklamë

Drejtuesi i fushatës në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në daljet e tij të herpashershme, pothuajse çdo 30 minuta për të lajmëruar fitoren në zona të caktuara shoqërohet shpesh me duartrokitje dhe brohorima të simpatizantëve.

 

Dalja e fundit, ku Veliaj njoftoi  fitoren për Partinë Socialiste në Kavajë dhe Rrogozhinë u pa të ishte më festivja nga të gjitha. Nën thirrje dhe ovacione, as Veliaj nuk e përmbajti gëzimin e tij duke kërcyer pastaj nën ritmet e këngës ‘himn’ të fushatës së PD-së. Veliaj gjodhi të këndonte vargjet “jemi të pandalshëm”, duke transmetuar kështu gjithë euforinë që kishte pushtuar selinë e Partisë Socialiste.

 

Ndiqni videon më poshtë

Vazhdo të lexosh

Reklamë