Bota
Të paktën 44 të vdekur pas një aksidenti rrugor

Të paktën 44 persona humbën jetën pas një aksidenti rrugor në Indi, në shtetin malor të Himachal Pradeshit, në veri të vendit, theksoi një zyrtar lokal.
“Një autobus privat që transportonte 56 persona ra në një lumë në afërsi të një lugine, 115 kilometra nga kryeqyteti rajonal Shimla”, njoftoi i njëjti burim.
“Sipas informacioneve të fundit që disponoj, 44 persona kanë humbur jetën”, deklaroi Rohan Chand Thakur, zyrtar administrativ i distriktit Shimla. Ekipet e policisë dhe të shpëtimit u nisën drejt zonës ku ndodhi tragjedia. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




