E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Të paktën 300 dronë iranianë të rrëzuar në Ukrainë

FILE PHOTO: A drone is launched during a military exercise in an undisclosed location in Iran, in this handout image obtained on August 25, 2022. Iranian Army/WANA (West Asia News Agency)/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY/File Photo

Ushtria ukrainase thotë se ka rrëzuar më shumë se 300 dronë kamikaze rusë të importuar nga Irani dhe të njohur si modele Shahed-136 që nga mesi i shtatorit.

 

Rusia supozohej se kishte porositur 2 400 nga këta dronë, megjithëse madhësia e stokut nuk dihet. Ushtria ruse i përdor këta dronë luftarakë në disa valë, kryesisht gjatë natës.

 

Dronët kamikaze fluturojnë mbi një zonë të synuar për një kohë dhe më pas përplasen në një objektiv specifik me një ngarkesë shpërthyese.

 

”Ushtria ukrainase ka gjithashtu drone kamakaze të tipit ”Switchblade-300” të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara dhe tashmë në përdorim”, theksoi zëdhënësi i Forcave Ajrore Yuri Ihnat para gazetarëve në Kiev.

 

Sidoqoftë, dronët Switchblade, me rreze nga 10 deri në 40 kilometra, janë të destinuara kryesisht për operacione të vijës së përparme, ndërsa rus Shahed-136 mund të fluturojë disa qindra kilometra.

 

Përveç llojeve të ndryshme të raketave të lundrimit, ushtria ruse përdor drone për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

 

Moska dhe Teherani vazhdojnë të mohojnë lajmet për një marrëveshje armësh për furnizimin me drone iraniane.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh