Ky është Abdullah Berisha, një ndër personat që kanë perjetuar edhe po vuan pasojat e luftes ne Kosove. I ulur në një karroce për personat më aftësi të kufizuar, berisha rrefen historine tragjike te famoljes se tij. Forcat ushtarake serbe i vranë djalin dhjetë vjeçar, ndërsa djali tjetër i tij ende është në listën e të zhdukurVve.

 

ABDULLAH BERISHA

 “Tjetrin e kom në Shtime prej shkaut që mi ka vra 10 vjeçe ka qenë, se tetë ditë rresht në stacion kam qenë, plus më ka zënë në Pejë në luftë dhomë krejt qaty mi kanë thy por ymri, shpëtova edhe sot jam. Në Shqipëri kur kam dalë, kur jam kthy prej Shqipërisë diabeti edhe sot ja si jam mbet as s’kam pension, një rrogë të zhdukurit edhe ata e kom kredi krejt se më është dashur se shoqen dy muaj ditë edhe përpara është deshtë me dergu por dy muaj, një muaj në Pejë, një muaj në Prishtinë.”

 

Ndërkohë presidentja e kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, vendosen kurora me lule pranë memorialit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Aata theksuam se hetimi për gjetjen e eshtrave te 1632 personave është pika kryesore në dialogun me Serbinë.

 

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE NE KOSOVE

 “Fati i tyre bëhet edhe shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, një shteti që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e që fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe nga krimet që ka kryer ndaj popullit tonë por duke ditur që të zhdukurit me dhunë janë plaga jonë më e thellë, janë ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës.”

 

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE KOSOVE

“Në raportet tona me Serbinë çështja e të zhdukurve me dhunë është kryefjalë dhe ne nuk mund të pretendojmë që të kemi as të ardhme të qëndrueshme e të sigurte nëse nuk adresojmë çështjet e së kaluarës, nëse nuk e trajtojmë dhe nuk e sqarojmë të kaluarën. Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe unë bej thirrje që në të gjitha tryezat e ndryshme që organizohen në arenën ndërkombëtare nga Serbia pikësëpari të kërkohet hapja e arkivave.”.

 

30 Gushti njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *