“Të ndëshkohen përdhunuesit”/ Protestë në Vlorë në mbështetje të 26 vjeçares së abuzuar
Aktivistë të shumtë nga organizata të shoqërisë civile në Vlorë kanë protestuar këtë të enjte, përpara Prokurorisë për të kërkuar drejtësi për 26-vjeçaren e abuzuar disa ditë më parë nga 4 persona, dy prej të cilëve janë pas hekurave dhe dy të tjerë janë ende në kërkim.
Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë kërkuar ndëshkim maksimal të fajtorëve
BRIKENA PUKA
DREJTUESE E QËNDRËS “VATRA”
“Kërkojmë marrjen e masave mbrojtëse për viktimën, kryerjen me përgjesi të hetimeve dhë dënimin maksimal sipas ligjit të autorëve”.
Të pranishëm në këtë proteste ishin edhe këshilltarët e bashkisë Vlorë. Ndërkohë që më herët në këshillin bashkiak të Vlorës është parashtruar kërkesa për nënshkrimin e një rezolute kundër dhunës ndaj grave
EGLA IMERAJ
Duam të përcjellim vetëm një mesazh: Drejtësia duhet të bëjë drejtësi!
LILJANA BRESHANI
Të thyejmë paragjykimet, jo vetëm në komunitete por edhe për viktimat që mbeten të pambrojtura
Aktivistët kanë marshuar me pankarta përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë.




