Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi sërish KQZ-së të ndërpresë mandatin e deputetit Armando Prenga. Sipas organit qendror te akuzës, Prenga nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar dënimin e formës së prerë të Gjykatës së Kurbinit, si dhe precedentët penale në Itali. Përgjigja e Prokurorisë mbërriti mesditën e se shtunës ne KQZ, ndërsa burime pranë organit të akuzës thanë kjo u be për t’i dhënë mundësinë KQZ-së që të shqyrtojë brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorisë për ndërprerje të mandatit të deputetit Prenga.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *