Subscribe

Rënia e çmimit të prodhimeve bujqësore vendase po ndodh për shkak te tregtarëve spekulantë, të cilët mashtrojnë fermerin dhe i ofrojnë atyre vlera të ulëta. Ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se kjo është zbuluar dhe shumë shpejt do t’i kërkojë ministrit të financave dhe Drejtorit të Tatimeve ndalimin e këtyre abuzuesve.

“Ne do të ndërhyjmë fuqimisht për të ndaluar spekulantët.  Ata që prishin çmimet, ata që synojnë të deformojnë kontratat me pikat e grumbullimit dhe frigoriferike.  I ofrojnë çmime abuzive. Unë do t’i kërkoj dhe ministrit të Financave dhe drejtorisë së Tatimeve që të ndërhyjnë dhe të nxjerrin jashtë loje këta spekulatorë.”

Panariti thotë se çmimet në treg nuk i vendos Ministria e Bujqësisë, por që të shmangë abuzimin do të krijohen ankande ditore, minibursa, të cilat do të informojnë fermerin për vlerën e saktë të një malli të caktuar.

“Duke përcaktuar mbi bazë ditore, mbi bazën e ankandeve dhe ofertës së organizuar  çmimet e indeksuara për të gjithë prodhimet dhe këto do t’i bëjmë publike. Ju e dini që tregu me shumicë kontrollon çmimet në të gjithë zinxhirin e tregjeve, përfshi dhe ato me pakicë. Kjo do tua ngushtojë, për të mos thënë që do t’ia zerë frymën spekulantëve.”

Ministri i Bujqësisë  premtoi se do të ndërmarrë një nisme për të falur detyrimet e një pjese të fermerëve në mënyrë që ata të vijojnë aktivitetin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *