Subscribe

Pensionistet ashtu sikurse edhe javën e kaluar janë të vetmit që kanë mundësi të lëvizin për pak orë këtë të shtunë.

Nëse e gjithë pjesa tjetër e qytetareve nga ora 17 e 30 e të premtes e deri të hënën në 05:30 do të jenë të detyruar të qëndrojnë brenda si pasojë e urdhërit të nxjerre nga qeveria për karantinë totale, për të moshuarit këshilli I ministrave ka bërë një përjashtim.

Duke shfrytëzuar mengjesin e bukur, të ngrohte e me diell, ata kanë dalë në rrugët e Tiranës dhe në Kodrat e Liqenit për tu shlodhur më së shumti jo vetëm fizikisht por edhe menderisht për shkak se janë kategoria detyrimisht më e “diskriminuar” për shkak se edhe Covid 19, ata sulmon më tepër.

Liri dalja për të moshuarit është deri në orën 11:00 të kësaj të shtune ndërsa ndalohet rreptesisht që ata të lëvizin me makinë dhe në grupe më shumë se dy persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *