Të moshuarit e Burreli dolën paraditen e kësaj të shtune në Parkun “Mbretëresha Geraldinë” për të shijuar ajrin e pastër pas shumë ditësh qëndrimi brenda në shtëpi.

Shumë prej tyre qëndrimi kaq gjatë brenda katër mureve ishte bërë gati i padurueshëm por me daljen e sotme ata janë qetësuar.

Ndonëse a kishin lejen për të dalë të moshuarit u kujdesën për të ruajtur distancimin social.

Të moshuarit shprehen se po e shijojnë këtë dalje dhe sapo të shkojë ora 11:00 do të rikthehen në banesë për të vijuar karantinën.

Deri te premten Burreli bënte pjesë në zonën jeshile të Covid-19, por autoritetet kete te shtune konfirmuan se tashme edhe kjo zone ka rastin e pare me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *