Subscribe

Komisioni i Ligjeve po diskuton për të gjitha propozimet e sjella për ndryshimet në reformën zgjedhore. Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi kërkoi nga mazhoranca që të mos pengohen partitë që duan të hapin listat 100%.

 

Në fjalën e tij, ai i bëri thirrje shumicës qeverisëse që të mos shkelë ndryshimet kushteteuse të miratuara në 30 korrik.

 

“Të gjejmë një konsensus që të mos tallemi as me listat, as me qytetarët. Varianti i Ps është një farë sondazhi. Sondazhet keni mundësi t’i kryeni deri në 25 prill. Ju thoni që ne listat i kemi të hapura, por votat e qytetarëve nuk i respektojmë. Ky quhet sondazh. Unë kërkoj që atë që kemi rënë dakord së bashku në këtë sallë, ta respektojmë. Nëse ju si mazhorancë doni të respektoni 100% 1/3 e listës së mbyllur, ruajeni, por mos pengoni partitë e tjera që duan të hapin listat 100%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *