E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Të mos e japim partinë me koncesion”

Edhe pse mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste zgjati për rreth 30 minuta, nuk kanë munguar debatet dhe kërkesa e llogarisë. Burimet bëjnë me dije se deputetja Arta Dade, ka kërkuar analizë të qeverisjes, e cila sipas saj ka munguar. Shqetësimit të Dades i është përgjigjur kreu i grupit Gramoz Ruçi, sipas të cilit çdo vërejtje do të shqyrtohet, edhe pse nuk është një praktikë e PS-së. Kritik ka qenë edhe Ben Blushi. Mungesa e zgjedhjes së kryetarit të partisë, sipas normave statusore dhe ecuria e organizimit ishin pjesë e akuzave te forta të deputetit socialist. Madje, Blushi ironizoi duke thënë se në shumë zona, degët e partisë janë dhënë me koncesion. Më herët gjatë ditës edhe një grup i vogël socialistësh, mes të cilëve edhe një ish-kandidat për kryetar partie, Shkëlqim Meta, protestuan duke kërkuar zhbllokim të procesit zgjedhor ne PS

Më shumë video

Reklamë