E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të miturit në Durrës sherr me pistoleta, arrestohet 17-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar të tij qëlloi me armë zjarri në ajër.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi A. K., 17 vjeç, banues ne Sukth, Durrës.

17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.

I mituri akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë