E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të miratohet minimumi jetik”/ Lëvizja “Bashkë” proteston përpara parlamentit

Anëtarë të Lëvizjes “Bashkë” protestuan sot perpara kuvendit duke kërkuar miratimin e minimumit jetik.

 

Ata u shprehen se prej gjashtë muajsh, parlamenti shpërfill vullnetin e 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin i cili ende nuk është fare në vëmendjen e ligjvënësve.

 

Reklamë

Sipas protestuesve, miratimi i minimumit jetik është i domosdoshëm për të ulur diferencat mes shtresave shoqërore.

 

Ata shtojnë se shqipëria lëngon nga varfëria dhe braktiset nga rinia, pensionet janë qesharake, ndihma ekonomike po ashtu, dhe pagat janë nga më të ulëtat në evropë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë