E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Të mërkurën seanca e radhës, opozita përgjigjet me protestë

Kuvendi do të mblidhet në seancë ditën e mërkurë.

 

Ky ka qenë vendimi që mazhoranca ka marrë në mbledhjen e grupit që zhvilloi këtë të hënë.

 

Reklamë

Seanca do të nisë në orën 10:00 ndërsa pritet që të ketë dhe protestë nga ana e opzozitës.

 

Mësohet nga burime brenda grupit të PS se në seancën e të mërkurës Damian Gjiknuri do të propozohet si bashkëkryetar i reformës zgjedhore.

 

Ai do të zërë vendin e Blerina Gjylametit, ndërsa mazhoranca do të kërkojë gjithashtu shtyrje me tre muaj të afatit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë