Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, pas deklaratës së këtij të fundi, teksa fajësonte veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.

Gjatë një interviste televizive, Khan tha se rritja e numrit të përdhunimeve tregon “pasojat e një shoqërie ku vulgariteti është në rrtije”.

Ai këshilloi gratë që të mbuloheshin, me qëllim për të parandaluar dhe shmangur tundimin.

“I gjithë koncepti i “purdah” dhe  i kujdesit me veshjet është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetin për ta bërë këtë”, tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy sekseve.

Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan reagoi pas kësaj deklarate, duke u shprehur se ishte tronditur.

Pakistani është një vend thellësisht konservator, ku viktimat e abuzimit seksual shpesh shihen me dyshim dhe ankesat penale rrallë hetohen seriozisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *